Ndërron jetë Dr. Fadil Kurmehaj, specialisti i parë i sëmundjeve infektive në Pejë.

Ndërroi jetë Dr. Fadil Kurmehaj, një personalitet i shquar i mjekësisë në Pejë dhe specialisti i parë i sëmundjeve infektive në rajon. Ai shërbeu për vite me radhë si ish-shef i Repartit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Dr. Kurmehaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e shëndetësisë, duke u përkushtuar ndaj trajtimit të pacientëve dhe zhvillimit të shërbimit infektivologjik në Pejë.