Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme inspektuese, pas raportimit të IndeksOnline lidhur me sigurinë në punë, në Obiliq.
Inspektorët e punës sot kanë zhvilluar inspektim në subjektin në fjalë, transmeton IndeksOnline.
Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.
“Për shkak të rrezikut të konstatuar, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për një mjedis të sigurt pune.
Inspektorati Qendror i Punës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve” thuhet në njoftim.
