Kosovën e pret një fillim jave i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, gjatë orëve të pasdites parashikohet ndryshim i motit, me vranësira, reshje lokale shiu dhe vetëtima e bubullima në disa zona.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ditën e hënë temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi 2 deri në 8 metra në sekondë. Me shtimin e vranësirave, priten përforcime të përkohshme të saj.