Shakira shkëlqen në finalen e Kupës së Botës, mosha e saj surprizon fansat
Shakira ishte një nga figurat kryesore që ndriçoi skenën gjatë spektaklit të pushimit të finales së Kupës së Botës 2026, e zhvilluar në stadiumin MetLife të New Jersey-t.
Këngëtarja kolumbiane tërhoqi vëmendjen jo vetëm me performancën energjike, por edhe me pamjen e saj rinore, duke shkaktuar një valë komentesh në rrjetet sociale.
Artistja 49-vjeçare u shfaq me një kostum skenik me ngjyra të verdhë dhe rozë, i cili vinte në pah fizikun e saj të tonifikuar, ndërsa interpretonte hitin e saj “Dai Dai” e shoqëruar nga një trupë valltarësh, siç raporton DailyMail.
Energjia dhe pamja e saj la mbresa të forta te miliona shikues që ndoqën finalen.
Në platformën X, shumë fansa shprehën habinë pasi mësuan moshën e këngëtares.
“Refuzoj ta besoj që Shakira është 49 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Duket sikur është 30 vjeçe. Është e pabesueshme, nuk plaket”.
Përveç Shakirës, spektakli i finales solli në skenë edhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës si Justin Bieber, Madonna dhe BTS. Ceremonia e mbylljes përfshiu gjithashtu performanca nga Robbie Williams, Laura Pausini, Post Malone, Jennifer Hudson dhe Nicole Scherzinger.
Në tribunat VIP ishin të pranishëm edhe personazhe të njohura si Tom Cruise, Kylie Jenner, Timothee Chalamet, Matt Damon dhe shumë figura të tjera publike.
