Stuhia e fuqishme ka goditur edhe komunën e Vitisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.
Më të prekurit nga kjo situatë janë kultivuesit e bostanit.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar disa fotografi nga fshati Skifteraj i Vitisë, ku shihet një arë e mbjellë me bostan e cila është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. /IndeksOnline/

