Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën Shkup-Prishtinë.
Pamje të reja, të siguruara nga Indeksonline, tregojnë se në këtë aksident janë përfshirë disa vetura. Indeksonline bën me dije se si pasojë e ngjarjes ka edhe persona të lënduar.
Menjëherë pas raportimit të aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
