Një kërkim masiv është duke u zhvilluar në Gjermani, pas një sulmi të dyshuar si “sulm terrorist islamik”, në një aktivitet të Krenarisë në Berlin, të shtunën në mbrëmje.
Një grua ka vdekur dhe të paktën 29 të tjerë janë plagosur pasi një furgon u përplas me një turmë njerëzish, raporton BBC.
I dyshuari më pas sulmoi njerëzit me një mjet të mprehtë.
Ai është identifikuar si Abdul Ballout, shtetas gjerman me prejardhje libaneze, i njohur për policinë pasi edhe më parë kishte kryer një sërë krimesh.
“Nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e sulmeve të ngjashme”, paralajmëron ministri i brendshëm gjerman , ndërsa njofton se niveli i kërcënimit në vend do të rritet.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, thotë se ekstremistët “nuk kanë vend në shoqërinë tonë” , duke u zotuar të bëjë gjithçka që është në fuqinë e qeverisë për të parë drejtësinë të vihet në vend.
