Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në zyrat e Kuvendit, ku Agron Shehaj, kreu i “Partisë Mundësia”, mori një dokument sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap.
Pamjet filmike të siguruara tregojnë momentin kur Shehaj largohet me shpejtësi nga ambientet e Kuvendit. Ndërsa e ndiqte pas, një punonjëse nga nxitimi humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga shkallët.
Punonjësit e Gardës ishin të parët që i erdhën në ndihmë punonjëses, pasi Shehaj ishte larguar tashmë.
