Sot është përkujtuar dëshmori Fetah Krasniqi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike.
Në moshën vetëm 26-vjeçare, ai la Belgjikën për t’iu bashkuar luftës çlirimtare në Kosovë, duke rënë dëshmor në vitin 1998 në Dobrosh.
Sot, kujtimi dhe sakrifica e tij vazhdojnë të jetojnë. Emrin e tij e mban me krenari Fetahu i vogël, duke e nderuar trashëgiminë dhe amanetin e axhës dëshmor.
Ai thotë se është krenarë e i lumtur që ka trashiguar një emër të madh.
‘’Jam shumë i lumtur e krenar që kamë trashiguar një emër të madh.Ai e ka dhënë jetën e tij për lirinë e Kosovës, jam krenar dhe i përkulem çdo dëshmori që ka dhënë jetën për Kosovë’’, thotë ai.
Për Fetah Krasniqi ka folur edhe Zenun Elezaj që ishte mësues i dëshmorit Fetah Krasniqi.
‘’Unë përsonalisht e kam pasur nxënës Fetahun, ai është kthyer nga një jetë e mrekullushme në Belgjikë për të luftuar për Kosovën, për të ardhmen dhe lirinë e këtij vendi’’, ka thënë Elezaj.
