Kosovë: 117 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një viktimë
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 117 aksidente trafiku.
Nga ky numër, 82 aksidente kanë rezultuar vetëm me dëme materiale, ndërsa në 34 raste ka pasur persona të lënduar. Fatkeqësisht, një prej aksidenteve ka përfunduar me pasojë fatale, duke shkaktuar vdekjen e një personi.
Gjithashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2104 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor gjatë kësaj periudhe.
Në lidhje me këto shkelje, janë arrestuar 27 persona. Prej tyre, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjerë janë dërguar për të vuajtur dënimin.
