Presidentja në Detyrë Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, Synim Strategjik i Kosovës
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.
Gjatë takimit, palët diskutuan situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me KFOR-in dhe të koordinimit të rregullt me NATO-n.
Haxhiu theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i vendit. Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë rajonale.
