Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është ftuar në Izrael për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga shteti izraelit.
Në këtë event, ai do të bashkëbisedojë me akademikë dhe gjyqtarë të shquar mbi çështje ligjore dhe kushtetuese me të cilat përballet aktualisht Izraeli. Ndër temat kryesore të diskutimit do të jenë e drejta ndërkombëtare, qeverisja kushtetuese, siguria kombëtare, e drejta humanitare dhe qëndrueshmëria demokratike.
Gjatë qëndrimit të tij, Hasani do të ketë mundësinë të takohet me gjyqtarë të Gjykatës Supreme, këshilltarë të lartë ligjorë të qeverisë izraelite, akademikë, ekspertë ligjorë ushtarakë, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe komuniteteve të prekura nga ngjarjet e 7 tetorit.
Ky event pritet të zhvillohet në muajin tetor të këtij viti.
