Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të një krani në një kantier ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit., ka deklaruar Pllana. /IndeksOnline/
