Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ashpër Alban Krasniqit, bashkëshortit të ministres Albulena Haxhiu, pasi ky i fundit e quajti atë “vrasës”.

Rama theksoi se gjuha e urrejtjes dhe linçimit, sipas tij, tashmë është kthyer në një identitet politik të Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos përbërë më as temë diskutimi, as befasi.

Për më tepër, Rama paralajmëroi se do të ndërmarrë padi penale kundër Alban Krasniqit dhe të gjithë personave të tjerë që, sipas tij, kanë shpifur.