25-vjetori i rënies së Tahir Sinanit: Ramush Haradinaj e përkujton, thekson sakrificën për liri

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në platformën sociale Facebook, Haradinaj ka theksuar se Sinani dha jetën për lirinë e shqiptarëve.

“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë të frontit, sypatrembur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit!”, ka shkruar Haradinaj.