Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për largimin e mundshëm të Rodrit gjatë afatit kalimtar veror.

Tekniku spanjoll, tha se nëse ai nuk ndjehet i lumtur, është i lirë të largohet, shkruan IndeksOnline.

“Absolutisht. Nëse një lojtar nuk është i lumtur, ai duhet të largohet dhe vazhdojmë njësoj. Gjithmonë mendoj se ai është i lumtur dhe shpresoj që të jetë, por nëse nuk është, le të trokasë në derën e drejtorit sportiv, të pranojë një ofertë në përputhje me cilësinë e tij të jashtëzakonshme, dhe pas kësaj gjithçka i takon klubit dhe atij vetë.”, ka deklaruar Guardiola.

Ai po ashtu foli edhe për mundësinë që Rodri të transferohet te Real Madridi.

“Nuk ka asnjë lojtar për të cilin do të mendoja se do ta refuzonte mundësinë për të luajtur për Real Madrid, prandaj e kuptoj plotësisht. Ai ka lindur në Spanjë, kështu që është vendimi i tij.

Dëshira ime është që Rodri të qëndrojë sa më gjatë që të jetë e mundur në këtë klub, sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm, një lojtar i nivelit të lartë, por jeta për secilin është e tij.”, shtoi Pep Guardiola./IndeksOnline/