Arrestohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi të korruptojë policin në kufi
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Bërnjakut pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor. Ngjarja ka ndodhur më 3 prill 2026, rreth orës 11:00.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, drejtues i një automjeti me targa serbe, i ka dhënë para policit me qëllim që të lejohej hyrja në territorin e Republikës së Kosovës e një pasagjeri me dokument identifikimi të skaduar.
Menjëherë pas këtij veprimi, i dyshuari është shoqëruar për intervistim pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike. Me vendim të prokurorit kujdestar, shuma e parave është konfiskuar dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje. Ai akuzohet për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
