**Tragjedi në Gjermani: Ndërron jetë 44-vjeçari nga Presheva pas aksidentit në vendin e punës**
Ramush Tahiri, 44 vjeç, nga fshati Norçë i komunës së Preshevës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, pas një aksidenti fatal në vendin e punës.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Tahirit e bënë të ditur familjarët dhe komuniteti i fshatit Norçë, të cilët kanë shprehur pikëllimin e thellë për këtë humbje tragjike.
Në një njoftim të publikuar nga familjarët dhe komuniteti i Norçës, theksohet dhimbja e madhe: “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllai ynë, Ramush Tahiri, në moshën 44-vjeçare, ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Lajmi për humbjen e tij na ka tronditur pa masë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, punëtor, zemërmirë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.”
