**Gënjeshtrat e zakonshme të meshkujve në marrëdhënie**
**1. “Nuk jam i martuar, apo në një lidhje serioze.”**
Shumë gra kanë zbuluar pas njëfarë kohe se partneri me të cilin dilnin ishte në fakt i martuar ose i fejuar me dikë tjetër.
**2. “Je e para me të cilën e bëj këtë gjë.”**
Këtë shprehje e përdorin për të bërë përshtypje, ose thjesht ngaqë nuk i mbajnë mend të gjitha. E keqja është se shpesh ju e mësoni të vërtetën pikërisht nga ai, një natë kur ka konsumuar alkool më shumë se ç’duhet.
**3. “Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja.”**
Ndonjëherë duket si justifikimi më i lehtë për të shmangur dhënien e sqarimeve.
**4. “Kurrë nuk do të të bëja të vuaje.”**
Siç thuhet, nga fjala në vepër ka një det të tërë në mes. Ne jemi të gjithë njerëzorë, ndaj edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ekziston mundësia që të ndodhë pikërisht kjo.
**5. “Po, e kam parë, por asgjë nuk ka ndodhur.”**
Kjo shpesh nuk është saktësisht ajo që ju ka treguar dikush që i ka parë në një bar ose në ndonjë vend tjetër.
**6. “E shoh vetëm si shoqe.”**
Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar, por në shumë raste kjo nuk është e vërtetë; përkundrazi, ka mundësi që të jenë të tërhequr prej saj.
**7. “Është thjesht një kolege në punë.”**
Sa marrëdhënie kanë përfunduar pikërisht për shkak të një kolegeje në punë!
**8. “Do të të telefonoj nesër.”**
Dhe nuk ju ka telefonuar më. Nëse ndesheni rastësisht me të, ai do të gjejë një justifikim si: “Më humbi numri yt.” Në fakt, kjo është thjesht një mënyrë e sjellshme për t’ju thënë se nuk është i interesuar. Kur një mashkulli i pëlqen vërtet një grua, ai do të bëjë të pamundurën për ta takuar, dhe nëse i ka humbur numri, do të gjejë mënyrën si ta rifitojë.
**Gratë gënjejnë më mirë se meshkujt**
Sipas një studimi mbi gënjeshtrat, gratë janë më të afta në gënjështra se meshkujt. Psikologu Manuel Alarcón Molina e shpjegon këtë me faktin se gratë zotërojnë një kontroll më të mirë mbi emocionet e lidhura me ndjenjat e fajit dhe pendesës. Kur kanë një sekret vërtet të rëndësishëm, ato nuk ia rrëfejnë askujt, madje as mikes së tyre më të mirë.
