Një ngjarje tragjike ka prekur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe Luginën e Preshevës. Ramush Tahiri, 44 vjeç, nga fshati Norçë i komunës së Preshevës, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga burime pranë fshatit Norçë, të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e bashkëfshatarit.
Deri më tani, rrethanat e plota të aksidentit mbeten të paqarta. Familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët kanë kujtuar Ramush Tahirin me fjalë zemre, duke shprehur pikëllimin e thellë për këtë ndarje të parakohshme.
Humbja e 44-vjeçarit ka lënë në zi familjen dhe të gjithë komunitetin. Detajet lidhur me ceremoninë e varrimit pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. /Albinfo.ch
