Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani mund të mbetet në Serie A.

Ndonëse jo te Interi, në të cilin nuk përbën pjesë në planet e Cristian Chivus, ai ka marrë interesim nga klubi i sapongritur në elitën e futbollit italian.

Klubi në fjalë është Monza, ku të cilët kanë ofruar shumën prej 8 milionë eurove për shërbimet e tij, mirëpo Interi po kërkon nga 12-15 milionë.

Asllani, së fundmi ishte në huazim te Besiktasi ku bëri 14 paraqitje duke shënuar 2 gola./IndeksOnline/