Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:40 mes dy veturave dhe një kamionetë në fshatin Pogragjë të Klinës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se si pasojë e aksidenti 6 persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara, dy vetura dhe një kamionetë, si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/