Selvija Kasapi, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, vazhdon të përballet me dhimbjen e humbjes së tij, duke e kujtuar atë vazhdimisht përmes postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, një përdoruese e rrjeteve sociale ka shpërndarë një video ku shfaqej Shpati duke kënduar në televizion. Pas etiketimit të Selvijes në këtë postim, ajo e ka ripostuar videon.

Reagimi i Selvijes, i shprehur me një emoji “zemërthyer”, tregon qartë vështirësinë e saj të thellë për të pranuar realitetin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Lajmi është raportuar nga Indeksonline.