Dafina Zeqiri ka ngacmuar fansat me një paralajmërim misterioz për mbrëmjen e sotme.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku shkruan “Sunday night surprise”, duke lënë të kuptohet se po përgatit një surprizë për fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Sipas postimit, surpriza pritet të jetë një duet i ri me Matolale.

Dy artistët kanë ngjallur kureshtje te publiku, ndërsa kanë zbuluar se projekti titullohet “Nje Dance”.

Të gjithë sytë janë tashmë nga ata, kur pritet të zbulohet data e lansimit./Indeksonline/