Ish-drejtori sportiv Igli Tare ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, pas një seance që zgjati më shumë se tre orë.
Sipas raportimit të “MCN TV”, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tare nuk pranoi të komentojë në mënyrë specifike pyetjet e gazetarëve lidhur me dyshimet për fshehje pasurie apo pastrim parash, në kuadër të hetimit pasuror të dosjes “Balluku”.
Tare zgjodhi të bëjë vetëm një deklaratë të shkurtër për mediat.
“Falënderoj median për raportimet korrekte, të tjerat ia lëmë kohës.”
Dëshmia e ish-drejtorit sportiv u zhvillua në kuadër të hetimeve që po kryhen nga SPAK, ndërsa Tare nuk dha detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e seancës./Indeksonline/
