Skuadra e Wolfsberger ka pësuar humbje 1:3 ndaj LASK Linz në raundin e katërt të Bundesligas të Austrisë.
Paraqitje pozitive në këtë ndeshje pati, Donis Avdijaj, shkruan Indeksonline
Avdijaj bëri asist te goli i vetëm i shënuar nga skuadra e tij.

Golashënuesi ishte Wohlmuth në minutën e 34’të, pas një skeme bukur të përgatitur.
Por, më pas skuadra e Wolfsberger pësoi tri gola, kjo edhe për shkak se ishte me një lojtar më pak në fushë qysh prej minutës së dytë./Indeksonline/
