Ndërron jetë një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë; dyshohet për infrakt

Një person ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur sot në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytetin Prishtinë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se viktima dyshohet të ketë pësuar një infrakt. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për reanimim nga ekipet mjekësore, personi nuk ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, ekipet përkatëse të ndihmës së shpejtë dhe Policisë kanë mbërritur në vendngjarje.