Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-sulmuesit të Egnatias dhe Lushnjës, James Ayinde. Në moshën 24-vjeçare, futbollisti i ri humbi betejën e vështirë me kancerin, duke lënë pas një trishtim të madh në komunitetin sportiv. Për këtë humbje ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili vlerësoi pasionin e Ayinde-s për futbollin dhe forcën e treguar deri në frymën e fundit. Duka u shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të lojtarit, duke theksuar se kontributi i tij në klubet shqiptare do të kujtohet gjithmonë.
