Lady Gaga dhe Michael Polansky po nxisin spekulime se mund të jenë martuar fshehurazi.
Superylli 40-vjeçar i “Abracadabra” dhe i fejuari i saj prej shumë kohësh kanë mbajtur një profil relativisht të ulët në muajt e fundit, dhe një raport i ri pohon se njerëz në rrethin e Gaga -s besojnë se çifti mund të jetë arratisur në heshtje, transmeton Indeksonline.
Një burim i tha Daily Mail se askush në rrethin e Gagës nuk e ka “parë ose dëgjuar për të për më shumë se një muaj” dhe kohët e fundit ajo ka qenë kryesisht larg syrit të publikut.
“Të gjithë në rrethin e saj mendojnë se ajo iku me Michaelin dhe tani është në muajin e mjaltit, duke u përpjekur të bëjë një fëmijë”, pohoi burimi.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konfirmim se Gaga dhe Michael janë të martuar, dhe asnjëri prej tyre nuk ka njoftuar publikisht një martesë.
Megjithatë, spekulimet nuk lindin krejtësisht nga hiçi./Indeksonline/
