Klan Arena pati mysafirë special këtë të premte të cilët bënë mijëra kilometra për t’u takuar me përfaqësuesit e Devolli Corporation.
Pasditen e së premtes, në hapësirat e Klan Kosovës, zbarkoi një delegacion nga Arabia Saudite, në krye me princ Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud, anëtari familjes mbretërore.
Ai e krejt të tjerët që përbëjnë grupin e biznesmenëve dhe investitorëve potencial, u njoftuan për bizneset nën ombrellën e korporatës.
Para tyre, u shfaq edhe një video prezantim, në të cilin u paraqit historia, se qysh nisi puna, si u rrit korporata e deri në pikën e suksesit dhe ndikimin e madh në ekonominë e vendit që gëzon tash.
Para delegacionit, me rend u thanë kompanitë suksesin që kanë dhe vendet se ku eksportohen nga Kosova, si dhe projektet në zhvillim e sipër, si mundësi për bashkëinvestime.
