Liverpooli nuk ka në plan t’i ofrojë Alisson Beckerit një kontratë të re, sipas Football Insider.

Portieri brazilian pritet të largohet nga Anfield verën e ardhshme.

33-vjeçari do të bëhet lojtar i lirë në fund të kontratës.

Kështu, pas 8 vjetësh, aventura e Alissonit me Liverpoolin pritet të marrë fund.