Mitrovicë e Veriut: E mitur ndiqet dhe shqetësohet vazhdimisht nga një person
Një nënë në Mitrovicën e Veriut ka raportuar të premten se vajza e saj e mitur po ndiqet dhe shqetësohet vazhdimisht nga një person.
Sipas dëshmisë së nënës, vajza kishte komunikuar me personin në fjalë përmes rrjeteve sociale disa muaj më parë. Pas kësaj bisede, personi ka nisur ta shqetësojë dhe ta ndjekë atë në vazhdimësi.
Raporti i Policisë së Kosovës thekson se vetë e mitura ka deklaruar se i dyshuari e përcjell dhe e shqetëson vazhdimisht.
Policia ka shpallur në kërkim personin e dyshuar, por deri më tani ai nuk është hasur. Rasti mbetet nën hetime.
