Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini janë nisur në këmbë për t’iu bashkuar “Marshit për Liri”.

Haradinaj dhe Gjini janë nisur së bashku nga zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa me ta janë edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Ata janë nisur në drejtim të sheshit ku po mbahet marshi, i cili po zhvillohet në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/