Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë po mbushet me qytetarë, të cilët do të marrin pjesë në “Marshin për Liri”. Ky marsh, i cili pritet të nisë zyrtarisht në orën 14:00, ka ngjallur interesim të madh në mesin e qytetarëve që solidarizohen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë. Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur mbështetjen e saj për këtë aktivitet, duke shkruar në llogarinë e saj në Facebook: “Gjithmonë krenare me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”
