Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë një takimi me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, se do të dëshironte ta shihte një Irlandë të bashkuar.

Gjatë vizitës së tij dyditore në Irlandë, Trump u takua edhe me presidenten irlandeze Catherine Connolly në rezidencën zyrtare presidenciale në Dublin, ndërsa më pas zhvilloi takime me zyrtarë irlandezë.

Duke folur gjatë takimit me kryeministrin Martin në Farmleigh House, Trump tha se një Irlandë e bashkuar do të ishte “një gjë fantastike”, shkruan BBC.

“Britania e Madhe, natyrisht, do të kishte diçka për të thënë për këtë, por mendoj se do të ishte një gjë e mrekullueshme. Si mund të jetë keq?”, tha Trump.

Ai shtoi se bashkimi i Irlandës do të ndodhë përfundimisht dhe e cilësoi kryeministrin Martin si “njeriun e duhur” për ta çuar këtë proces përpara.

Ndërkohë, më shumë se 10 mijë persona marshuan nëpër Dublin për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj presidentit amerikan gjatë vizitës së tij.