Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar zyrtarisht Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline.

Në shkresën drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, Vetëvendosje shkruan se propozimi bëhet pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.

Dokumenti është nënshkruar nga kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Arbërije Nagavci. /IndeksOnline/