Skuadra e Baselit ka shënuar fitore 2:4 ndaj Luzernit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superligën e Zvicrës.

“BIG” Shaqa ishte kryesori që skuadra mysafire siguroi tri pikë sot, shkruan Indeksonline

Shaqiri shënoi dy gola dhe bëri një asist në këtë ndeshje të jashtëzakonshme.

Me këtë fitore, Baseli shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e 4-të./Indeksonline/