Festa Qoqaj ka zgjedhur të bëjë pak humor me ndjekësit, duke publikuar një video që në pamje të parë mund të krijonte përshtypjen e një prezantimi për Big Brother VIP Kosova.

Videoja është realizuar në një dasmë, në një ambient që me ndriçimin dhe skenografinë të kujton set-up-et që shpesh përdoren për profilet prezantuese të banorëve të reality show-t.

“Klipi jem prezantues për Big Brother”, ka shkruar Festa mbi video, duke e kthyer momentin në një shaka për ndjekësit e saj.

Dhe duket se ngacmimi funksionoi. Në komente, disa prej ndjekësve kanë reaguar sikur për një moment e kishin marrë seriozisht videon, ndërsa të tjerë kanë vazhduar humorin duke e imagjinuar Festën si pjesë të formatit.

@festaqoqaaj

mfalni qe skom mu kon aktive do muj 🙁

♬ original sound – Erii_official