Anekdotë: Galaksia dhe Tenda

Një natë, Sherlock Holmsi dhe Dr. Watson, miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, vendosin të kampojnë larg zhurmës së qytetit.

Mbërrijnë vonë dhe ngrinin tendën. Të lodhur nga rruga, hyjnë në tendë dhe hapin një shishe verë. Shpejt i zë gjumi.

Pas disa orësh, Sherlocku zgjohet dhe shkund me bërryl Watsonin. Ky i fundit, i hutuar dhe përgjumësh, pyet çfarë ka ndodhur.

– Shiko, çfarë po sheh lart?
– Po shoh shumë yje, duken shumë bukur…
– Dhe në çfarë përfundimi arrin?!
– Nga këndvështrimi astronomik, nxjerr përfundimin se ka miliona galaksi dhe potencialisht miliona planetë të tjerë; ndërsa nga aspekti astrologjik, vërej se Jupiteri ndodhet thellë në shenjën e Luanit. Nga këndvështrimi kohor, duhet të jetë rreth orës 3 pas mesnate. Dhe ne jemi një pjesë shumë e vogël dhe e parëndësishme e gjithësisë…

Sherlocku nuk duron më dhe thotë: “Dr. Watson… na e kanë vjedhur tendën!”