Abdixhiku ngushëllon familjet e viktimave kosovare në Vjenë: U prehshin në paqe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur thellësisht keqardhjen pas tragjedisë në Vjenë të Austrisë, ku humbën jetën tre shtetas kosovarë.
Përmes një reagimi publik, ai u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.
Në mesazhin e tij, kreu i LDK-së theksoi: “Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Austri, ku humbën jetën disa persona, ndër ta edhe tre të rinj nga Kosova, jetë të reja që u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet, por edhe te shoqëria jonë. Në këto momente dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe gjithë qytetarët që janë prekur nga kjo humbje e rëndë. Mendimet tona janë pranë tyre, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin në këto çaste të vështira. U prehshin në paqe!”
