Kylie Jenner është shfaqur në një mbrëmje të rrallë romantike me të dashurin e saj, aktorin Timothée Chalamet, në Los Angeles, vetëm disa javë pas humbjes së tij në Oscars.
Influencerja, 28 vjeçe, dhe aktori 30-vjeçar u panë duke darkuar së bashku me motrën e saj më të madhe, Kendall Jenner, në një nga lokalet më të frekuentuara nga VIP-at, Sushi Park, transmeton Indeksonline.

Kylie tërhoqi vëmendjen me linjat e saj trupore, e veshur me një bluzë të zezë transparente që i zbulonte barkun dhe pantallona të zeza.

Ajo u nis drejt restorantit e veshur me sandale me taka, një pulovër të zezë me teksturë dhe një çantë firmato në dorë.

Nga ana tjetër, Chalamet ecte pas saj, me një kapele bejsbolli./Indeksonline/

