Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë mbajtur sot një mbledhje, ku kanë diskutuar situatën pas vendimit të djeshëm të Gjykatës në Hagë.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur edhe për protestat e zhvilluara pas vendimit të Gjykatës.
Hamza tha se PDK-ja e ka përkrahur marshin e mbajtur ditë më parë, ndërsa për organizimet e radhës tha se do të presin të shohin se në çfarë forme do të organizohen, raporton Indeksonline.
“PDK e ka përkrahur marshin që u mbajt ditë më parë. Për organizimet e radhës presim të shohim se si do të jenë dhe në çfarë forme do të jenë”, u shpreh Hamza.
I pyetur për protestën e paralajmëruar nga OVL e UÇK-së për ditën e nesërme, Hamza tha se çështja do të shqyrtohet brenda partisë dhe më pas do të merret një qëndrim.
“Do ta shqyrtojmë brenda PDK-së dhe do të marrim qëndrim për këtë çështje”, tha Hamza.
