Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Tomor Alizoti, është shfaqur sot në seancën e Kuvendit në Tiranë me stemën e UÇK’së.
Ai ka thënë se Kuvendi shqiptar duhet në mënyrë të përshpejtuar të miratojë nismën për Rezolutën për gjenocidin e Serbisë.

Sipas tij, kjo temë është e rëndësishme sot pas vendimit në Hagë dhe se temat e tjera mund të diskutohen në një moment tjetër.
