Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka takuar sot gjeneral-majorin italian dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Roberto Vergorin.
Kreu i këtij Komiteti, Guisepe Dragone, ka thënë se Vergorin gjatë shërbimit në ushtrinë italiane ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership maksimal në të gjitha detyrat, cilësi këto kyçe për detyrën e re në Kosovë.
“KFOR shërben si një shtyllë e rëndësishme e Aleancës, në bashkëpunim me shumë nga Partnerët tanë. Nën mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një operacion për zbatimin e paqes dhe sot kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar Dragone.
