Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar në hebraisht se armëpushimi i përkohshëm nuk përfshin grupin militant Hezbollah në Liban.

Sipas raportimit të BBC-së, Netanyahu u shpreh se Izraeli është i përgatitur të rifillojë konfliktin me Iranin, nëse “është e nevojshme”, duke theksuar se “gishti ynë mbetet në këmbëz”.

Duke folur pas sulmeve të fundit në Liban, ai theksoi se armëpushimi i përkohshëm nuk do të përfshijë Hezbollahun. “Ne po vazhdojmë t’i godasim ata fort,” shtoi ai, duke theksuar se sot ishte “goditja më e madhe”, ku u sulmuan 100 objektiva brenda 10 minutave.

Netanyahu pohoi se marrëveshja e armëpushimit, e arritur të martën në mbrëmje, ishte realizuar në koordinim me Izraelin dhe mohoi pretendimet se qeveria e tij ishte njoftuar në minutën e fundit.