Prishtina vazhdon me bilanc të qindpërqindtë në Superligën e Kosovës.

“Plisat” kanë shënuar fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 1-2 në kuadër të javës së shtatë, shkruan Indeksonline.

Fazlija kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 29-të, ndërsa Gjilani reagoi vetëm pesë minuta më vonë përmes Boshnjakut, i cili barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, Poci realizoi në minutën e 66-të për t’ia rikthyer epërsinë Prishtinës dhe për t’i dhënë skuadrës kryeqytetase tri pikët e radhës.

Me këtë fitore, Prishtina kryeson tabelën me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Gjilani mbetet me 11 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara. /IndeksOnline/