Manuel Neuer nuk kthehet në Kombëtare, jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos kthehet në Kombëtaren e Gjermanisë, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një paraqitje të mundshme në Botërorin e vitit 2026.

Në një deklaratë të fundit, portieri i Bayern Munichut u shpreh qartë: “Rikthimi në Kombëtare? Gjithçka lidhur me këtë çështje është mbyllur. Ajo që ka rëndësi tani është ky sezon me Bayernin.”

Edhe sipas ish-legjendës së futbollit gjerman, Lothar Matthaus, rikthimi i Neuerit nuk është në planet e trajnerit aktual të Gjermanisë, Julian Nagelsmann. “Julian Nagelsmann nuk do të hapë derën për rikthimin e Neuerit, prandaj fjalët e Manuelit për pensionimin mbeten të pandryshueshme,” deklaroi Matthaus.

Me këtë vendim, një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit mbyll përfundimisht kapitullin e tij me Kombëtaren gjermane, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.