Ish-sulmuesi i Liverpulit, Andy Carroll, është emëruar trajner i përkohshëm i skuadrës angleze Dagenham & Redbridge.
Carroll, 37 vjeç, do të marrë drejtimin e stafit teknik pas largimit të Lee Bradbury nga pozita e menaxherit. Vitin e kaluar, ai ishte pjesë e skuadrës si futbollist. Tashmë, ish-sulmuesi do të provojë aftësitë e tij në rolin e trajnerit. /IndeksOnline/
