Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e fundit.

Ylli shqiptar me famë botërore ishte pjesë e festës së gjigantit të stolive, në lansimin e koleksionit të ri – Eclettica.

Dua u shfaq me një fustan të zi që zbulon dekoltenë, me një copëz ngjyrë vjollce që mbulon gjoksin e saj, shkruan IndeksOnline.

Vëmendjen e merr qaforja përplot diamante, që i shkon për shtat bukurisë së shqiptares.

“Bvlgari është miku i ngushtë i një vajze”  shkroi Dua.