Çmimi i naftës arrin 1.91 euro në Kosovë – Eksperti i Ekonomisë: Shteti duhet të heqë akcizën

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin Misini, ka theksuar se qeveria duhet të heqë akcizën mbi karburantet për të zbutur ndjeshëm inflacionin.

Gjatë një lidhjeje direkte për Kosova Live, Misini shpjegoi se nëse do të hiqej akciza, atëherë “nuk do të shkaktohej inflacion i lartë”.

Ai theksoi se: “Kemi një rritje mesatarisht të disa produkteve, të cilat i kam analizuar, mbi 20-25%. Qeveria mund t’u japë disa njerëzve në nevojë 100 euro, mirëpo kjo nuk ua zgjidh problemin. Zgjidhja e vërtetë është heqja e akcizës. Sepse nëse do të ishte larguar akciza, nuk do të shkaktohej inflacion i lartë.” /Express